Në “Më Lër Të Flas”, u diskutua diferenca e moshës por dhe dallimet në një marrëdhënie. Autorja Olsa Muhameti i drejtoi një pyetje shkrimtarit Albatros Rexhaj, duke e pyetur nëse ka dashuruar në çdo lidhje që ai ka qenë. Këtu ndërhyri Edi Manushi, i cili e pyeti se sa herë ka kryer marrëdhënie pa dashuri.
Albatrosi tha se jo në të gjitha lidhjet e tij ka pasur ndjenja dashurie, pasi meshkujt janë nga natyra hamshorë.
“Mashkulli në natyrën e vet është hamshor, gjuetar dhe fakti që do ta ketë një gjë për vete nuk do të thotë që e do. Në momentin kur vjen ajo gjëja që thua ti, unë nuk kam qenë ky njeri në standard. Nuk kam menduar vetëm për mua. Nuk kam dashuruar çdo herë. Nuk kam pasur pasion në çdo marrëdhënie seksuale. Në momentin e parë që kam parë njeriun që më ka çarmaosur komplet, aty e lashë.”- tha Albatrosi.