Marrëveshja Kosovë – Serbi për dokumentet, Osmani: Angazhohemi për njohjen reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas marrëveshjes së arrit mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani shkruan se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike dhe vlerave evropiane.

“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, shkruan ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *