Marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet, Von Cramon: Presim zgjidhje edhe për targat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Përmes një postimi në ‘Tëitter’, Cramon shprehet e kënaqur për marrëveshjen e arritur nën lidershipin europian.

Sakaq shton se nevojitet një zbatim i shpejtë në lidhje me nismën për targat e makinave.

“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin evropian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA). Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, shkruan ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *