Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Rama: Shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës Kurti dhe presidentit serb Vuçiç. Në një postim në rrjetin social ‘Twitter’ ai shkroi se shpreson që marrëveshja mes dy vendeve të mos jetë një mashtrim ballkanit. Kreu i qeverisë shqiptare uroi protagonistët e bisedimeve të sotme që zgjatën rreth 12 orë.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian” – shkroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *