Marrëveshja me Çuçin e ministres britanike ‘ekzalton’ mediat angleze: Do deportohen gangsterët e dhunshëm shqiptarë!

Duket se çunat shqiptar që kanë mbushur rrugët e Anglisë dhe që me punën e tyre mbajnë mijëra familje në Shqipëri, do të kenë një fat edhe më të keq se sa vetëm një “ekspuls”.

Të gjithë ata që do të kapen dhe do të gjenden që jetojnë dhe punojnë në “të zezë” në Angli, duket se do të depërtohen menjëherë dhe do të kryejnë një dënim në Shqipëri.

Këtë e ka firmosur dhe vulosur ministri ynë i Brendshëm, Blendi Çuçi, dje në Tiranë me homologen e tij britanike, pas një vizite të kësaj të fundit në Shqipëri.

Mediat angleze e kanë quajtur “historike” marrëveshjen e arritur mes dy ministrive të brendshme të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, për deportimin e shpejtë të shqiptarëve të dënuar në Britani.

“Gazeta Express” shkruan se, ministrja e Brendshme, Priti Patel, ka nënshkruar dje marrëveshjen historike për “deportimin e kriminelëve të dhunshëm, përfshi trafikantët e drogës”.

“Gangsterët shqiptarë janë të lidhur fuqishëm me trafikun e drogës në Britani dhe thuhet se, kanë kontrollin mbi shumë tregje të kokainës, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit. Thuajse 16% e kriminelëve pas hekurave janë shqiptarë- numri më i lartë i kriminelëve të dënuar në burgjet britanike”.

Qeveria ka dëbuar të paktën 254 kriminelë nga Britania, ndërsa 85 të tjerë nuk kanë të drejtë që të qëndrojnë në këtë vend.

Marrëveshja vjen në kuadrin e një nisme të qeverisë britanike, për të luftuar krimin dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Patel vizitoi Shqipërinë gjatë dy ditëve. Ajo takoi edhe kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimeve u diskutua për trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *