Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gazment Bardhi: Gjykata Kushtetuese ta pezullojë!

Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka depozituar kërkesën e tretë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni për emigrantët.

Bardhi shprehet se Partia Socialiste, pa pritur vendimin e Kushtetueses, po fut marrëveshjen me procedurë të përshpejtuar në kundërshtim me kalendarin e miratuar nga Konfrenca e Kryetarëve, ku miratimi i saj parashikohet në seancën e datës 14 Dhjetor 2023.

“Në kushtet kur shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për ratifikimin do të kryhet pas tre ditësh, është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të kryejë me urgjencë shqyrtimin paraprak të kërkesës, duke vendosur kalimin e çështjes në seancë plenare, sepse këreksa i plotëson të gjitha kushtet, çka passjell pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin e Protokollit”, thuhet në kërkesën e depozituar në Gjykatë.

Ndërsa më pas shton: “Ripërsërisim kërkesën tonë për pezullimin urgjent të procedurave parlamentare të ratifikimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, sic Kushtetuta dhe Ligji detyron.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *