Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë nënshkruaj këtë të enjte marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore.
Kreu i PL, Ilir Meta tha se kjo marrëveshje është historike dhe se partitë opozitare do t’i përfaqësojnë më së miri interesat e qytetarëve.
Sakaq theksoi se kjo marrëveshje ushtron çdo të drejtë kushtetuese dhe se udhëhiqet nga parimet e demokracisë.
“Garantojmë demokracinë direkte tek shqiptarët. Referendumet, primaret, transparenca do sigurojnë një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur në kontroll vendin. Si kryetar shpreh kënaqësinë e angazhimin që mori mbështetje nga PD lidhur me ushtrimin e të drejtës kushtetuese. Kjo marrëveshje do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar deri më tani qytetarëve, që i është marrë peng nga qeveria. Në këtë vend opozita nuk ka asnjë këshilltar, nuk ka më çfarë të zeze të presin qytetarët. Falënderoj PD për mirëkuptimin e plotë dhe çdo forcë opozitare gjen veten dhe përfshihet. Marrëveshja do udhëhiqet nga parimet e demokracisë”, tha ai.