Marrëveshja me PD/ Shehi: Në zgjedhjet lokale, futemi vetëm për këshillat bashkiakë

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe deputeti Dashamir Shehi ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me marrëveshjen për zgjedhjet lokale me Partinë Demokratike.

Ai bëri me dije se LZHK do të hyjë vetëm në garën për këshillat bashkiakë, nëse për kryetarin e bashkisë la vend për diskutime.

“Pak a shumë po piqet ideja që për proporcionalin do të hyjmë vec e veç. Dhe kjo është më e drejta që çdo parti ta di sa vota merr. Për kryetarin e bashkisë është një shans që të negocojmë edhe disa muaj. Unë jam i idesë që të gjejmë një njeri të mirë, të zotin. Primaret le t’i bëjnë, është mirë, por kjo nuk është vendimtare. Në qoftë se duam të nxjerrim popullin gri nuk është kjo formula që t’i vëmë stampën Berisha-Meta ndonjë kandidati. Nuk mund t’ua ngarkojmë këtë kandidatëve të rinj. Në qoftë se duam të çelim një shteg të ri, duhet ta çlirojmë këtë dhe t’u japim shans këtyre djem dhe vajzave të reja”, tha Shehi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *