Kompania e njohur “Adidas” njoftoi se ka arritur një marrëveshje për shitjen e filialit amerikan “Reebok”.
Sipas mediave të huaja, transaksioni është bërë për kalimin nga kompania amerikane, Authentic Brands Group për 2.1 miliardë euro.
“Ne gjithmonë e kemi vlerësuar shumë ‘Reebok’ dhe jemi mirënjohës për kontributin që marka dhe ekipi i saj kanë dhënë në biznesin tonë”, – tha CEO i “Adidas”, Kasper Rosted.
Po ashtu bëhet me dije se transaksioni do të mbyllet në tremujorin e parë të vitit 2022, por deri më tani nuk janë bërë me dije detaje të tjera.
/Priza.al/