Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai shkruan se dakordësimi i arritur mes palëve është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE.
“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.
Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët.
Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.