Marrëveshja, Noka: Basha u takua me Ramën në Dhërmi para kuvendit, shkoi me 2 Range

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, u shpreh se draftin për Reformën Zgjedhore e atë territoriale, kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë diskutuar tek një darkë që kanë mbajtur në Dhërmi këtë të premte, një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së. Noka tha se Basha ka shkuar me dy makina “Rnage Rover” për tu kamufluar. Klauzolat e marrëveshjes, Noka i konsideroi vrasëse.

“Ky draft ka ardhur si informacion që nga momenti kur u mor vesh takimi Rama-Basha. Basha ka shkuar me dy Range Rover, një Vogue dhe një Sport, për t’u kamufluar. U mor vesh që ishin bashkë. Gjatë gjithë darkës është diskutuar ky draft, atë natë në Dhërmi. E gjithë biseda ka qenë rreth këtij drafti. Lulzim Bashës që në 2017 iu ngarkua mision shkatërrimi i opozitës, likujdimi i opozitës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha pikat që fliten për Reformën Zgjdhore kanë vetëm një synim të godasin çdo kënd tjetër përveç Edi Ramës. Të ulin fuqinë elektorale me kalkulime e çdo force tjetër politike përveç Edi Ramës. Këto lloj klauzolash janë vrasëse për demokracinë dhe opozitën. Është si të vrasës demokracinë,”- tha Noka.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *