Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.
I ftuar në emsionin ‘Kjo javë’, Paloka u shpreh se çdo herë që Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë bashkëpunuar, e kanë dërguar koalicionin në fitore. Më tej, ai shtoi se e sheh si absurd faktin që ka brenda PD deputetë që nuk duan fitoren e kësaj partie.
“Kemi qenë në aleancë me LSI edhe në zgjedhjet e fundit por marrëveshje të nënshkruar dhe bashkëpunimi Meta-Berisha, sa herë kanë bashkëpunuar e kanë çuar koalicionin në fitore. Ky është qëllimi i marrëveshjes. Pjesa më e madhe e shohin si rrezik këtë marrëveshje e ka pakënaqësi edhe brenda pjesës tjetër të deputetëve të PD. Duket absurde që deputetë të PD nuk duan fitoren e PD.
Ka një qëllim kryesor marrëveshja, përmbysja e një regjimi që tashmë sundon mbi gjithçka Rama e Veliaj në anën tjetër si figurë politike e renditur e dyta në PS, kanë praktikisht në dorë të gjithë pushtetet. reagimi popullor ndaj tyre, janë figurat më negative e të pa pëlqyera në opinionin publik. Në pamje të parë duket se përballja do të jetë e lehtë sepse janë figura që urrehen, por nuk është e lehtë sa duket. Është i nevojshëm bashkëpunimi me partitë dhe individët opozitarë”, u shpreh Paloka.
I pyetur për simbolikën me dy gishtat lart, gjest të cilin së fundmi po e përdor edhe Ilir Meta, Paloka tha se mendon që kjo nuk simbolizon gjë tjetër veç simbolikës së saj fillestare, pra fitores.
“Simbol i fitores. Çërçilli është i pari që i përdori me këtë simbol. Që kur e bëmë si simbolin tonë, kjo ka qenë simbolika. Fakti që i përdor edhe Meta tregon se dëshiron të tregojë lidhje të fortë”, tha ai.