Komisionit i Ekonomisë ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve, ku po diskutohet marrëveshja për Portin e Durrësit. Eduard Shalsi, i cili drejton këtë komision, iu ka bërë thirrje deputetëve të opozitës, por dhe atyre të PS, që të mos e kalojnë debatin në nivel personal.
Po ashtu Shalsi është përplasur me deputetin e PD Agron Shehaj, duke i thënë që atij nuk i tolerohet të bëjë debat dhe të kalojë në fyerje personale, sepse është dhe biznesmen. Ndërsa Shehaj e pyeste “se çfarë tha”, ai i ka sugjeruar librin “Banaliteti i së keqes”, duke i thënë se do t’i shërbejë.
Pjesë nga debati:
Shalsi: Zoti Xhelili ju lutem dhe zonja Dhima, e kuptoj që zoti Xhelili është deputet për herë të parë, por kam një kërkesë, nëse nuk arrini ta kuptoni dhe bëni debat personal, nuk është ky synimi. Kini parasysh një diçka, siç dëgjuam ca zëra të logjikshëm dhe edhe disa zhurmues, më vjen keq që ka dhe biznesmen ndërmjet tyre dhe bëjnë show dhe banalitet, nuk duhet të hyjmë në debat personal. O Neta, e kupton tashi, si mund të hyni në debat personal, do ua rekomandoj librin “banaliteti i së keqes”, është libër i bukur dhe vlen, e kuptoj për disa po t’i që je dhe deputet dhe flet në këtë gjuhë, e pe ça tha?
Shehaj: Çfarë thash mo vlla?
Shalsi-të jam drejtuar me respekt
Shehaj-Çfarë thash
Shalsi-Ju qofshi
Shehaj-Çfarë thash?
Shalsi-Ta them unë…. shihe me video
Shehaj-Vazhdo me shfaqjen