Marrëveshja RMV-Bullgari, Ziadin Sela kërkon Gjuhën Shqipe në Kushtetutë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, për të diskutuar për propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit RMV-Bullgari.

Gjatë takimit Sela lajmëron së ka kërkuar që gjuha shqipe të futet në Kushtetutë. Sipas tij duhet të ndryshohet pjesa në Kushtetutë ku gjuha shqipe definohet si 20%.

 

Statusi i plotë i z. Sela:

 

Bashkë me Sekretarin Organizativ, Elmi Aziri, takuam kryeministrin Dimitar Kovaçevski të cilin e njoftuam me qëndrimet tona rreth propozimit francez dhe debllokimin e procesit integrues.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se anëtarësimi në BE nuk ka alternativë, ndërsa propozimi francez hap rrugën për realizimin e këtij qëllimi strategjik. Tanimë nuk është çështja nëse do të pranohet propozimi, por nëse do të vazhdojmë drejt BE-së.

Shprehëm mirëkuptim për çështjet e ndjeshme si identiteti dhe gjuha maqedonase të cilat janë siguruar me propozimin e fundit. Por në të njëjtën kohë, në takim dhe gjatë paraqitjes para opinionit bëmë thirje që edhe subjektet maqedonase të reflektojnë dhe bashkërisht të heqim definimin ofendes “gjuha të cilën e flasin 20%”. Mirëpresim deklaratat e fundit të politikanëve maqedonas, por bëjmë apel që nga fjalët të kalojmë në vepër dhe kur të hapen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve, të miratojmë edhe definimin GJUHA SHQIPE në Kushtetutë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *