Marrëveshje mirëkuptimi Shqipëri-Britani/ Sula: A duhet të shqetësohen shqiptarët për këtë urgjencë?

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka marrë pjesë në komisionin e Ligjeve ku po diskutohet projektligji për memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë atje.

Sula ka kërkuar informacion se pse ka lindur domosdoshmëria për këtë akt marrëveshje dhe a duhet të shqetësohen shqiptarët.

Sakaq shtoi se kërkesat për azil janë rritur dhe se nuk ka vetëm emigracion në mënyrë ilegale.

“Të dimë pse ka lindur domosdoshmëria që kjo akt marrëveshje të miratohet me aq urgjencë. Unë do të kaloj direkt në analizë. Shifra të EUROSTAT. Duhet të ndihemi të shqetësuar, me Anglinë jemi në një situatë ekstreme. Qershor 2021-2022, 7267 aplikime për azil nga shteti shqiptar. Gjatë pandemisë, shifra ishte 3578 aplikime. Aplikimet vijnë duke u rritur, ku janë dyfishuar kërkesat për azil. Është urgjente se e ka kërkuar Britania, po nëse do e kërkojnë edhe vende të tjera? Bëhet fjalë jo vetëm për emigracion, por edhe krimin e organizuar”, u shpreh Sula.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *