Qeveria ka miratuar sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe mallrave.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë ka bërë me dije se është miratuar projektligji për ratifkimin e marrëveshjeve ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo marrëveshje e shqyrtuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Ndër të tjera Ibrahimaj tha se projektligji parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit.
“Miratuam sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Sot kjo marrëveshje shkon në parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjelltë dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licensat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi.
Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do ti hapin rrugën të tjerave.’- ka thënë ministrja Ibrahimaj.
/Priza.al/