Lumi Vjosa është tashmë prej kohësh një çështje globale në fokusin e shumë organizatave aktiviste shqiptare dhe të huaja që kërkonin shpalljen e lumit si një zonë të mbrojtur.
Për këtë, Mirela Kumbaro, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e këtyre organizatave, në njërën prej të cilave është pjesë edhe aktori Leonardo DiCaprio. Lajmin e ka dhënë vetë ministrja, pas takimit që ka pasur me drejtuesit e organizatave “Re:wild”, “Patagonia Works” dhe “Tompkins Conservation”.
Pas diskutimeve dhe lobimeve të shumta për mbrojtjen e lumit, Kumbaro ka bërë me dije lajmin se lumi Vjosa, së bashku me luginën e Shalës janë shpallur zona të mbrojtura!
“Kemi shpallje të zonave të reja, siç është konkretisht lumi i Vjosës, aq shumë i debatuar. Dua të theksoj se është një kontribut i përbashkët i shumë aktorëve, qoftë nga ekspertë të ndryshëm nga shoqëritë civile apo organizatat mjedisore, institucionet publike, njesive vendore. Apo edhe lumi i Shalës, lugina; dhe kështu ne shkojmë në dy zona të reja të mbrojtura.”-tha ajo pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
/Priza.al/