Dita e sotme nuk ka nisur dhe aq mirë për dyshen Fifi-Granit. Këngëtarja është bërë xheloze dhe ka reaguar keq ndaj tij, duke i thënë “S’je burri im”.
Pas pak minutash nga zënka, Fifi është “dorëzuar” dhe i ka kërkuar falje për skenën e xhelozisë.
Nga ana tjetër Graniti ka treguar se është i mërzitur nga kjo situatë dhe frikësohet se nuk do të mund të kontrollojë më nervat e tij.
Këngëtarja më pas e ka përqafuar dhe i ka kënduar këngë dashurie, duke qetësuar Granitin dhe veten.
/Priza.al/