Martesa e Luizit dhe Kiarës në finalen e madhe? Ja përgjigjja e regjisorit

Luizi dhe Kiara janë momentalisht çifti më i komentuar në rrjet dhe jo vetëm. Pas dasmës së parë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ ku Kiara i dha puthjen e parë këngëtarit, nisi zyrtarisht dhe lidhja e tyre brenda spektaklit.

Sakaq, produksioni ka menduar që në finalen e madhe të kemi një dasmë të vërtetë mes Kiarës dhe Luizit, i cili i propozoi për martesë para të gjithë audiencës vetëm pak çaste para se moderatorja të linte shtëpinë.

Në promon ku tregohen momente të shkurtra rreth asaj çfarë do të ndodhë të martën, vetë regjisori Eduart Grishaj ka thënë thjesht “Po” kur u pyet nëse në finale do të martohen Luizi e Kiara.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *