Divorcet janë shtuar ndjeshëm viteve të fundit në vend, ku sipas raportimit që bën INSTAT, një në katër çifte divorcohen.
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur ditëve të fundit në rrethin e Elbasanit. Bëhet me dije se një i ri ka kërkuar rikuperim të shpenzimeve të dasmës, pasi vetëm dy muaj pas martesës çifit është divorcuar.
Ndonëse çifti ishte martuar në nëntor të vitit që lamë pas, martesa e tyre nuk zgjati për gjithë jetën ashtu siç e do zakoni, por janë ndarë dy muaj më vonë. Pas ndarjes, i dhëndri ka menduar se ku mund të rikthejë një pjesë të parave.
Duke qenë se lekët që dha për ushqimin nuk i merrte më mbrapsht, ideja tjetër ka qenë që të kthentë kasetën e dasmës, duke kërkuar paratë mbrapsht.
Dhëndëri nga një fshat i Elbasanit u paraqit në studion e dasmës me kasetë në dorë, duke kërkuar që ta kthente. Por në këmbim të kësaj të fundit ai ka kërkuar lekët, sepse martesa i dështoi.
Si një ngjarje që nuk ndodh shpesh, edhe kameramani nuk ka ditur se çfarë përgjigje t’i japë, por që edhe paratë mbrapsht nuk mund t’ia kthente. Pasi ky i fundit nuk kishte lidhje me ngjarjen, dhe nuk mbante përgjegjësi për ndarjen e tyre.
Burimi: Abc news