Zviceranët kanë mbështetur martesat e të njëjtit seks në një referendum, sipas parashikimeve. Më shumë se 60% e mbështetën vendimin, që do ta sillte vendin në përputhje me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore.
Në prag të votimit, grupet kishtare dhe partitë politike konservatore e kundërshtuan idenë, duke thënë se kjo do të minonte familjen tradicionale.
Zvicra ka lejuar çiftet e të njëjtit seks të regjistrojnë partneritet që nga viti 2007, por disa të drejta janë të kufizuara. Vendimi i ri do të bëjë të mundur që çiftet e të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë dhe çiftet lezbike të martuara të kenë fëmijë përmes dhurimit të spermës.
Gjatë 20 viteve të fundit shumica e vendeve në Evropën Perëndimore kanë njohur martesën e të njëjtit seks, por në Zvicër vendimet e mëdha shkojnë në një votim mbarëkombëtar.
Imogen Foulkes i BBC -së në Gjenevë thotë se kjo i bën ndryshimet shoqërore shumë të ngadalta. Votimet u mbyllën në orën 12:00 me kohën lokale (10:00) dhe rezultatet e plota priten pas disa orësh.
/Burimi: BBC/ Përshtati Priza.al/