Në Spanjë po qarkullojnë “zëra” se Barcelona do të përforcohet me një lojtar të ri në fazën e sulmit.
Siç raporton dhe gazeta “Sport”, “blaugranasit” po ndjekin imtësisht sulmuesin anësor të Arsenalit, 21-vjeçarin, Gabriel Martinelli, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga të dyja klubet.
Nëse një transferim i tillë ndodh, sulmi i “katalunjasve” do të plotësoshet me një element tepër cilësor, si Martinelli.