Masa ndaj Berishës/ Topalli: Drejtësia e politizuar nuk është drejtësi

Drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për liderin e opozitës, Sali Berisha që i vendosi masën detyrim paraqitje.

“Dje kemi qenë dëshmitarë të një tjetër vendimi politik nga sistemi i drejtësisë: detyrimi për paraqitje ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës. Ky është një akt që sfidon logjikën juridike dhe parimet themelore të drejtësisë.

Ky vendim, i marrë kur hetimet janë mbyllur, nuk është thjesht i pa mbështetur ligjërisht; ai është një absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor. Në fakt, absurdi ka shoqëruar çdo fazë të këtij procesi politik.

• Berisha është arrestuar pa akuza.

• Kryetari i opozitës është mbajtur në arrest shtëpie për 333 ditë, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

• Është dënuar nga një gjyqtare e shkarkuar për korrupsion nga vetë Presidenti Berisha.

• Procesi ka nisur nga një ministër i qeverisë aktuale.

• Bazohet në një VKM kolegjiale të miratuar 20 vite më parë.

Me vetëm 4 muaj nga zgjedhjet, është e pamundur të mos e lidhim këtë proces me fushatën elektorale dhe përdorimin e drejtësisë nga pushteti aktual. Kjo është një “gjueti shtrigash” e orkestruar për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Ironikisht, duke ndjekur këtë rrugë të gabuar, kundërshtarët e tij po e shndërrojnë Sali Berishën në një figurë të persekutuar padrejtësisht, e cila në vend që të dobësohet, fiton mbështetje dhe solidaritet. Historia ka treguar se padrejtësitë vetëm i forcojnë figurat si Berisha dhe i rrënjosin më thellë në ndërgjegjen publike.

“Kur drejtësia bëhet e politizuar, ajo humbet çdo lidhje me ligjin dhe shndërrohet në një mjet të pushtetit, duke cenuar themelet e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.”

Drejtësia e politizuar nuk është drejtësi!” shkruan Topalli.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *