Moti i keq me reshje shiu e bore duket se ia ka lënë vendin të ftohtit dhe gricave. Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje me News24 tha se për një periudhë 7-8 ditësh vendi do të jetë në valën e një të ftohti siberian që ka përfshirë të gjitha Ballkanin.
“Fatmirësisht kemi pasur ndërprerje të reshjeve dhe prej ditës së djeshme ka nisur tërheqja graduale e ujërave. Problem gjatë kësaj jave do të jenë dhe mbeten për një kohë të gjatë ngricat për shkak të borës. Juglindja dhe Verilindja deri në -5 gradë. Temperaturat e ulëta do na shoqërojnë për një kohë të gjatë. Në fshatra shkon dhe deri në -10 gradë.
Deri në fund të javës, moti do të jetë i kthjellët, me vranësira të pakta, nuk parashikohen reshje. Problematike vetëm ngricat në akset rrugore, për shkak të masave të ftohta siberiane që kanë mbërritur në Gadishullin e Ballkanit.
Në Tiranë në mesin e javës temperaturat shkojnë në vlerë minimale 0 gradë dhe maksimale jo më shumë se 12-13 gradë. Zonat e bregdetit shumë pranë 1-2 gradë. Vlera negative në Shkodër, Berat e Fier -1 gradë. Në Korçë, Pogradec, Ersekë -4 apo -5, në fshatra të thella shkon dhe -10 gradë. Kjo valë e të ftohtit pritet të qëndrojë për 7-8 ditë”, tha Porja.
/Burimi: BW/