Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar nga Blloku i Sigurisë tek rruga “Mine Peza” dhe u fut në Gjykatën e Posaçme. Ai akuzohet për 3 vepra penale nga SPAK, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Ai u arrestua të hënën në hyrje të Tiranës nga forcat operacionale, aksion i cili u shoqërua me debate për mënyrën se si u krye ekzekutimi i urdhrit të Gjykatës.
Partia e Lirisë dhe opozita pretendojnë se ai u rrëmbye dhe se prej dy ditësh kanë ngritur akuza në drejtim të mazhorancës dhe institucioneve të rendit.
Pjesë e kësaj dosje është edhe Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku për të cilët gjykata ka dhënë masa më të lehta sigurie.
Sign in to your account