Masakër mjedisore në Parkun e Divjakë-Karavasta/ ‘Të fortët’ futen me mjete të rënda, të marrin rërë nga plazhi. Kallëzohen në Prokurori  

Është një prej perlave natyrore të Shqipërisë, e vetmja për llojin e saj jo vetëm në vend por edhe në Ballkan, por sidoqoftë kjo nuk e përjashton nga rreziku që të shkatërrohet si çdo gjë e bukur në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Divjakë-Karavastasë, një habitat unikal për shumë shpendë dhe kafshë të egra, rrezikun më të madh e ka prej “kafshës” njeri.

Edhe pse ky park mbrohet me fanatizëm nga një administratë e motivuar deri në sakrificë për ta ruajtur këtë mrekulli të natyrës, herë pas here ai cenohet nga babëzia e njerëzve.

Ditën e sotme “Priza.al” ka mësuar se një kompani private e paautorizuar dhe në mënyrë abuzive ka futur kamionët dhe makineritë e rënda në ambientet e këtij parku, për të grabitur rërën e plazhit të Divjakës.

May be an image of 1 person and outdoors

Menjëherë skrepi dhe kamionët e kompanisë janë pikasur nga Administrata e Parkut, e cila është munduar që të frenojë masakrën mjedisore në një territor në të cilin është e ndaluar rreptësishtë si me ligj ashtu dhe me konventa ndërkombëtare që të kryhen punime të paautorizuara. Për më tepër punime që cenojnë habitatin natyror.

Nga sa ka mësuar “Priza.al”, Administrata e Parkut ka njoftuar fillimisht edhe Postën Policore që ndodhet brenda parkut, si dhe ka kërkuar edhe ndihmën e komisariatit të Divjakës.

May be an image of outdoors

Por burimet i kanë thënë “Priza.al” se kompania private nuk ka pranuar ta ndalë punën, me gjithë ndërhyrjen e administratës dhe Policisë, me pretendimin se kishte marrë leje nga “shumë lart”.

Sipas burimeve, “përfaqësuesit e kompanisë private u munduan fillimisht që ta justifikonin këtë veprim me nevojitjen e rërës për të mbuluar plehrat në landfillin e Divjakës. Por pasi u dështoi ky pretekst, ata përdorën alibinë e njohjes dhe marrjes së një ‘leje’ gojore nga deputeti i zonës dhe njëkohësisht Zv.kryeministri Erion Braçe”.

May be an image of outdoors

Sipas burimeve që pohuan për “Priza.al”, shumë persona në zonën e Divjakës “sa herë që kanë halle apo kërkojnë të zgjidhin probleme, kontaktojnë edhe deri direkt me deputetin dhe Zv.kryeministrin Braçe”.

Ky i fundit, nga sa kemi mësuar, u hap të gjithëve telefonin dhe shumë personave nga kjo zonë u ka zgjidhur shumë probleme, por duket se tashmë edhe “të fortët” që kërkojnë të përvetësojnë në kurriz të pasurive natyrore, po e përdorin si alibi eemrin e Erion Braçes.

May be an image of outdoors

Por duket se këtë gjë nuk e kanë “ngrënë” drejtuesit e Administratës së Parkut Kombëtar, të cilët menjëherë kanë njoftuar organet përkatëse, ministrinë e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe kanë depozituar ndaj subjektit edhe një kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

“Duhet te marre fund njehere dhe pergjithmone historia e germimeve dhe e marrjes se materialit ne Parkun Kombetar Divjakë-Karavasta. Krimet mjedisore konsiderohen si krime ndaj njerezimit dhe kodi penal parashikon denime te renda”,- shkruante në profilin e tij në Facebook, drejtori i Administratës së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi.

Ndërkohë po sot një reagim zyrtar është bërë edhe në profilin e vet Administratës së Parkut, ku thuhej se:

“Sot dorezuam ne prokurorine e Lushnjes kallezimin ndaj nje subjekti qe merrte rere ne plazhin e Divjakes. Germimet dhe marrja e materialeve ne nje zone te mbrojtur eshte nje krim mjedisor dhe pergjegjesit duhet te marrin denimin e merituar”,- thuhej në këtë njoftim.

Për të hulumtuar më tej rreth këtij krimi mjedisor, se cila është kompania që po e bën këtë, me lejen e cilit institucion, apo me miratimin e cilit politikan, “Priza.al” u mundua që të merrte një kontakt zyrtar me drejtuesit e Administratës së këtij Parku.

Por edhe pse nuk kemi mundur që të vendosim kontakt, përsëri “Priza.al” do ta ndjekë këtë çështje dhe do të merret me zbardhjen e saj, si një kontribut në mbrojtje të mjedisit dhe të pasurive natyrore shqiptare.

May be an image of outdoors

May be an image of 1 person, bird and outdoors

May be an image of one or more people, people standing, outdoors and text that says "QENDER VIZITORESH VISITOR CENTER"

May be an image of bird, nature and body of water

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *