Vazhdon skandali mjedisor ne Vlorë, policia e ‘pazonja’ për të gjetur autorët! Rama i kritikon: Është e patolerueshme!

Policia e Vlorës dhe IKMT ende nuk e kanë identifikuar se kush shkarkoi qindra tonë inerte në bregun e detit. Dy ditë më parë u ndalua një kamion dhe u lëshua, ndërkohë që në bregun e detit janë krijuar pirgje me mbetje që deri dje hidheshin në mes të ditës.

Por kjo masakër mjedisore pak kilometra larg qytetit dhe në zonën panoramike të bregut, ku inertet hidhen buzë detit, ndodh prej ditësh e ndoshta javësh. Banorët e zonës tregojnë se kamionët zbrazen ditë e natë. Të pyetur se kush i hedh, si ata, ashtu dhe policia e Vlorës kanë të njëjtën përgjigje, se nuk e dinë. Fajtori është i padukshëm dhe në zonë kanë mbetur vetëm gjurmët e gomave nga kamioni me ngjyrë të kuqe.

Policia e Shtetit ka për detyrë kontrollin e territorit ne bregdet me vendim qeverie. Por edhe IKMT  bën kontrolle dhe sërish askush nuk i ka parë kamionët që hedhin inertet në det ne mes të ditës.

Gjithashtu Kryeministri i vendit Edi Rama ka reagur në lidhje me këtë çëshjte. Gjatë fjalës së tij nga aktiviteti ku po prezantohet buxheti për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme, kreu i qeverisë tha se policia duhet të merret me zonat urbane siç ishte rasti kur në plazhin e Vlorës dhe në pyllin e Sodës ishin derdhur kamionë me zhavorë, ‘është e patolerueshme qe të ndodhin kaq shumë krime mjedisore në sy të policisë’.

“Është e patolerueshme që po ndodhin para syve të policisë së shtetit krime në mjedis. Është e patolerueshme që efikasiteti më i lartë të jetë në formën e gjobave për njerëzit në fushata të thellë që hedhin në havdhi dhe të mos jetë për ata që mbushin detin me zhavorr apo hedhin beton në plazh.”

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *