Një krim në një familje shqiptare me banim në Itali, ka tronditur mbarë opinionin publik. Një shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, ndërsa e ka vrarë në sy të fëmijëve me çekiç. Krimi horror është shënuar në një familje shqiptare pasditen e së dielës, në qytezën Pove del Grappa, në provincën e Vincezas, në Itali.
51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39-vjeçe, Dorina Alla. Pas krimit makabër, 51-vjeçari ka njoftuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar te forcat e rendit.
Çifti shqiptar ka dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, që në momentin e krimit ndodheshin në banesë. Ende nuk ka informacione në lidhje me shkakun e vërtetë të kësaj ngjarje të rëndë.
Nga hetimet e para mësohet se motivet janë të dobëta, si pasojë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në dhunë deri në vrasje.