Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku një person u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit. Aktualisht, identiteti i viktimës dhe autori i ngjarjes nuk janë zbuluar.
Raportohet se, përveç viktimës së parë, ka edhe dy viktima të tjera, por gjithashtu është plagosur edhe 1 person tjetër.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.