Masakra e Don Boskos/ Berisha: “Parimi i Ramës: Të hanë kokat e njëri-tjetrit”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për masakrën e ndodhur në zonën e Don Boskos. Persona të paidentifikuar hapën zjarr drejt një lokali duke lënë pas një viktimë dhe disa të plagosur.

Ai u shpreh se kryeministri Rama doli me parimin “le të hanë kokat e njërit-tjetrit”, duke shtuar kryeministri u thotë kriminelëve të “ekzekutojnë rrugëve”.

Edi Rama doli me parimin, t’i hanë kokën njëri-tjetrit. Ne jemi vend pa dënim me vdekje dhe duhet të krenohemi. Çfarë do të thotë kjo, shteti nuk ekzekuton ndaj dilni ju dhe ekzekutoni rrugëve, ai u thotë kriminelëve rendi është në duart tuaja, nuk kamë punë unë. Nëse thotë ashtu ai jep licenca për vrasës, çfarë ndodhi parmbrëmë.

Një nënë që punonte për të mbajtur mbesën e vetë me dy punë, 4-5 qytetarë të tjerë, u bënë objekt i breshërive të palidhur me asnjë krim, për fajin e vetëm se Edi Rama autorizon vrasësit t’i hanë kokën njëri-tjetrit dhe ata arrijnë deri sa të qëllojnë pa nishan, mund të kishim 6 të vdekur, kjo është politika e tij”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *