Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka dhënë detaje lidhur me hetimet që po vijojnë për Masakrën e ‘Don Boskos’, ku humbi jetën banakierja e lokalit të Fatjon Muratit, Mimoza Paja.
I pyetur nga gazetarët gjatë një konferencë për shtyp, Vocaj tha se aktualisht Policia ka emra konkretë, por nuk i bëri me dije për shkak të sekretit hetimor.
“Vazhdon të funksionojë një grup hetimor nën drejtimin e prokurorit, i cili do të marrë kohë e nevojshme. Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshijë në këtë ngjarje, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje, por kur të kemi përparime do të bëjmë me dije mediave dhe publikut”- u shpreh Tonin Vocaj.