Masakra e Elbasanit/ Presidenti Meta ngushëllon familjen e viktimës. Këkon zbardhjen e krimit  

Pas ngjarjes së sotme në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë një shtetas, Pjerin Xhuvani, ka reaguar edhe kreu i shtetit, Presidenti Ilir Meta, duke shprehur indinjatë për ngjarjen e ndodhur.

Presidenti Meta ka bërë thirrje për qetësim të situatës dhe palëve, si dhe ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të zbardhin sa më parë ngjarjen.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.

Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kulturës, i qytetarisë është kthyer në një nga qytetet problematike.

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së viktimës dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të të lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”,- shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *