Masakra e Fushë-Krujës/ Kërkohet marrja në pyetje e Ramazan Rrajës dhe dy miqve të tij. Ja emrat e tjerë nga bota e krimit që janë në listën e prokurorisë

Detaje të reja nga masakra e së dielës në Fushë-Krujë. Burime për median bëjnë me dije se emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Mësohet se shkresa mban firmën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku kërkohet marrja në pyetje e Ramadan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja.

Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Recci, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *