Ilir dhe Kenado Shira janë babë e bir që mbetën të vrarë sot në Klos.
Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Dibrës Dhimitraq Ziu, ai raporton se të plagosurit janë nisur në Tiranë.
U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.
Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë.
“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë.”-tha drejtori i Policisë.