Një ngjarje makabër ka ndodhur ditën e djeshme në Klos ku u vranë Ilir dhe Kenado Shira (babë e bir) dhe u plagosën dy të tjerë, Renato dhe Eglantin Hasula.
Besnik Mjeshtri (vëllai i autorit) ka zbuluar momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte nuse për djalin, Kenadon. Mësohet se 17-vjeçari ka refuzuar pasi është shprehur se vajza, ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasula.
“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka çuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate dhe i tha shkurt, a do e marrësh gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasullës”, ka rrëfyer Besniku./shqiptarja.com