Gjykata e Apelit të Posaçme ka miratuar vendimin e shkallës së parë dhe ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin.
Avokati mbrojtës i Bilbilit, Detar Hysi u shpreh se me dhënien e këtij vendimi gjykata ka tejkaluar kompentencat:“Një vendim i marë me prova jo të mara në formën e kërkuar nga ligji! Gjykata ka tejkaluar kompetencat, do të ndjekim rruget ligjore”
Bilbili e Kaloshi akuzohen për masakrën e Lushnjës me 2 të vrarë e 2 të plagosur. Pas gati 5 vitesh, e ashtuquajtura masakra e Lushnjes tashmë ka dy fajtor që do vuajnë dënimin. Ndërkohë për ngjarjen vijon të jetë në kërkim edhe Laert Haxhiu.
Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre këta shtetas si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe autorë të disa vrasjeve në qytetin e Lushnjës.
Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017-të.