Masakra e mbrëmshme në Angli/ Ky është autori 23-vjeçar që ‘këputi’ të paktën 5 persona para se të kryente vetëvrasje  

Një 23-vjeçar thuhet se është autori i sulmit tronditës në Plymouth në Jug të Anglisë, që rezultoi me vdekjen e 5 personave.

Personi që mbolli terror dhe më pas kreu vetëvrasje thuhet se është Jake Davison. Disa dëshmitarë raportuan se 23-vjeçari kishte planifikuar sulmin.

Ai madje thuhet se ka qëlluar anëtarët e familjes së tij para të dilte në rrugë dhe të hapte zjarr ndaj të kalimtarëve.

Featured image of article: Të shtëna me armë në Britani! 5 të vdekur, dyshohet për dhjetëra viktima, zyrtarët: Autori është vrarë nga Policia!

Sipas “DailyMail”, në mesin e viktimave janë nëna e autorit, vëllai i tij dhe një vajzë pesëvjeçare, ndërsa të paktën dy persona që kishin marrë qentë për shëtitje vdiqën nga plumbat e personit të armatosur.

Dëshmitarët okularë kanë përshkruar personin e armatosur të veshur në të zezë dhe gri duke goditur derën e një shtëpie dhe duke hapur zjarr në zonën Cayham të qytetit .

Masakra në Angli: Ky është autori që qëlloi 5 persona dhe kreu vetëvrasje

Burimet e sigurisë thanë se ai nuk po trajtohej si terrorist.

Sharron Turner, 57 vjeç, i cili pa prapaskenat e të shtënave, tha se një person i armatosur “goditi” derën e përparme të një shtëpie para se të qëllonte një nënë të re dhe vajzën e saj, e cila ishte rreth pesë vjeç.

Britt

Një dëshmitar i tha “DailyMail”: “Isha në shtëpinë e partnerit tim pasi shkova në palestër. Ne ishim në kuzhinën e tij duke bërë disa sanduiçe dhe papritmas dëgjuam zëra.

Në fillim menduam  se ishin fishekzjarre, pasi zona është e zhurmshme ndonjëherë. Dhe kështu dolëm në pjesën e përparme të shtëpisë. Pastaj pamë personin e armatosur dhe telefonuam 999″.

Sulm

Sulm1

/Burimi: DailyMail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *