‘Masakra e Paskuqanit’/ Alketa Hysa: Danit iu luta të mos më vriste, ai…

Elena (Alketa) Hysa, bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u plagos nga ky i fundit ka dhënë për herë të parë dëshminë mbi ‘Masakrën e Paskuqanit’. Ajo tregoi se pa Danin me armë në shtëpi, e iu lut që të mos i vriste, por më kot. Alketa tha se Dani e qëlloi me thikë në fytyrë e madje e qëlloi edhe me armë në këmbë. Po ashtu, mes lotësh, Alketa tha se i ka dalë plumbit para për të mbrojtur nënën e saj.

“Kishte kallashin ne dorë, e thikën, na tha mos luni se do ju vras. Iu jam lut, për kokë të djalit, ai ishte i bindur, ka goditur mamin, tentova ta kap. Më ka hedh thikën këtu në faqe, më ka pre. Në moment që tentoi plumbin për mamin tim, dola unë para dhe e mora unë plumbin dhe në atë moment ai doli jashtë, ka gjujt në ajër. Ka gjujt kë ka dash dhe këmbë zvarr kam dal, i thash mamit i thashë thirr ndihmë se na vrau të gjithëve. Kam thirrë komshinjtë, askush nuk kishte guxim që të afrohej. Pashë në oborr që Hasimja ishte e shtrirë, ia pashë sytë lart”-tha ajo.

Mesditën e 1 marsit, Hutra la të plagosur ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin. Objektivi i tij i radhës ishte një person me vendbanim në Kombinat./News24

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *