Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar gjyqtarin që ka liruar vrasësin e tre grave ditën e djeshme Dan Hutrën.
Gjatë fjaës së tij në Kuvend, Braçe ka deklaruar se gjyqtari që e ka liruar ka dhënë argumente absurde, duke theksuar se më i rëndë është fakti që ai ka kaluar dhe Vettingun.
“Shqipëria e ka përjetuar kaosin, kjo thirrja këtu që nga mëngjesi që nesër mbledhur atje, ka lidhje me qytetarët, s’ka lidhje me sallën, ajo që ndodhi dje me 6 gra është një miniaturë e kaosit që ndodhi në 96 që kishte përgjegjës politikanët. Nuk do i përmendja për nekorfili, dhe më vjen keq për atë që është thënë në seancë, gjykatësi ka thënë një tmerr, se ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën që që të mos i njohë rregullat dhe ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje edhe këtej dhe andej, ky është problem, është problem shumë i madh”, tha Braçe.
Në përgjigje të akuzës së deputetit Braçe se gjyqtari Hoxha ka kaluar Vettingun me ndërhyrje, deputetja demokrate Jorida Tabaku i ka kërkuar që të flasë me emra.
“Kush ka kaq shumë influencë nga të dyja kahët që të influencojë që një gjyqtarë që të kalojë vettingun, fol me emra. Kush ka influencuar, i kam lexuar dje vendimet e gjykatës edhe faktin që ndodhej në qeli me një të dënuar me krime të rënda, kush ndikon sot në procesin e vettingut, se pastaj ta lëmë këtë punë që miratuam një reformë, ne presim që drejtësia e re të na flasë, ndërsa drejtësia e re liron atë që nuk ka mbrojtje politike”, tha Tabaku.