Masakra me 3 të vdekur në Deçan, reagon Basha: Krim makabër, dhimbje dhe trishtim!

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për sulmin e rëndë që ka ndodhur në Deçan ndaj një autobusi me nxënës, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes, Basha iu ka uruar shërim të shpejtë nxënësve të plagosur.

“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan .Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, shkruan Basha.

Autobusi po qarkullonte në aksin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi sulmi me armë. Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Kosovën mbrëmjen e së premtes. Viktimat janë 2 nxënës dhe shoferi i autobusit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *