Masakra me 4 të vdekur në Velipojë/ Jepet masa e sigurisë për Hasan Ferracakun e 17-vjeçarin Dyli

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin. Ata mbetën të plagosur në ngjarjen e Velipojës dhe akuzohen sit ë përfshirë në masakrën që i mori jetën katër personave.

Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve. Burime bëjnë të ditur se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata.

Burime bëjnë po ashtu të ditur se në seancë dy të plagosurit nuk kanë dhënë deklarime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *