Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të armatosur që ndodhi të mërkurën në një shkollë fillore në Beograd, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe roja me autor një nxënës të klasës së shtatë.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti.
Lidhur me këtë ngjarje dje ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Osmani në një postim të Twitter u ka shprehur ngushëllime familjarëve të nxënësve që humbën jetën.