Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quajti gjenocid masakrën e ndodhur në Bucha, ku rusët kanë vrarë me qindra civilë të pafajshëm.
“Është me të vërtetë një gjenocid. Shfarosja e të gjithë kombit dhe popullit,” tha Zelensky.
Nëpërmjet një postimi në Telegram, presidenti i Ukrainës ka shkruar: “Nënat e ushtarëve rusë, shikoni çfarë rritët”, ndërsa fajësoi edhe Perëndimin, i cili nuk e pranoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO në 2018.
“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shikoni çfarë keni rritur. “Vrasës, grabitës, kasapë” , ka shtuar ai, ndërsa ka publikuar edhe foto nga mizoritë e ndodhura në qytet.
“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse . Për këtë arsye po na shkatërrojnë”, shtoi ai./Priza.al