Masakra në ‘Don Bosko’/ Do bëhej baba, viktima nuk ishte ‘objektivi’ i atentatit! Prapaskenat dhe pista ku po hetohet

4 janari ka shënuar viktimën e parë për vitin 2022 si rezultat i një vrasjeje kriminale. Shënjestër e këtij atentati mafioz mendohet të ketë qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit ka mbetur vëllai i tij, 35-vjeçari Erion Çela nga Dibra, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela.

Blerim Çela është dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, i cili ka marrë një plumb në pjesën e këmbës, Azbi Selimaj, 19 vjeç, kamerier i lokalit, i cili ka marrë një plumb në pjesën e shpatullës dhe Edmond Crroj, 41 vjeç, daja i viktimës. Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës menjëherë pas ngjarjes ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Megjithëse ende nuk dihen saktësisht motivet e ngjarjes së rëndë

Si ndodhi ngjarja?
Mësohet se viktima me 4 të plagosurit ishin duke konsumuar një kafe në lokalin ‘New Focus Lounge’ në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë. Rreth orës 16:15, autorët që dyshohet se kanë qenë 3, kanë ardhur nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip ‘Mercedez Benz E-Class’ me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i.

Ato kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima dhe personat e tjerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ato kanë kthyer makinën në atë zonë dhe janë larguar po në drejtim të Traumës, andej dhe nga erdhën.  Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

Kush është viktima dhe personat e plagosur?
Viktimë e këtij atentati ka mbetur  Erion Çela, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, por nga sa mësohet ai nuk rezulton të jetë një person me precedent penal. 35-vjeçari do të bëhej së shpejti babai i një vajze. Çela është pronar i një tabakino (dyqan cigaresh) që e kishte hapur vetëm 6 muaj më parë. Nga sa mësohet, ai ulej gjithmonë në tavolinën afër xhamit, në mënyrë që të kishte mundësi për të parë nga dyqani i i tij. Shënjestra mendohet se ka qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por nuk ka të dhëna mbi të shkuarën e tij që mund të ndihmonin edhe në zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana tjetër, i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, një person me precedent penal për trafik droge në Itali. Mes të plagosurve është edhe një 19-vjeçar, Azbi Selimaj, i cili ishte kamerier, por që në momentin e atentatit ka qenë i ulur në tavolinë me viktimën.

Pista

Pista kryesore në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin në ditët e para të këtij viti, ka të bëjë me atë të larjes së hesapeve që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve, kishte precedentë të theksuar kriminalë në shtetin italian, pasi në Shqipëri rezultojnë pa precedent penal. Personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë biznese aty pranë, teksa njëri prej tyre kishte dhe shtëpinë pranë vend ngjarjes. Në lokal ka kamera sigurie, ç’ka shton edhe shpresat e hetuesve që mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Sakaq, ngjarja ka shokuar klientët në lokal si edhe banorët aty përreth, pasi është një zonë mjaft e populluar e kryeqytetit.

Bilanci i atentatit në ‘Don Bosko’
Viktima
Erion Çela 35-vjeç (me emër të ndryshuar Adriatik Çela)
Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës (shenjestra e atentatit)
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull (kamarieri)
Edmond Crroj 41 vjeç, i plagosur në bark dhe këmbë (daja i viktimës)

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *