Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në Gllogjan: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Gllogjan të Deçanit.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policia është mobilizuar për të hetuar këtë krim dhe për të mundësuar drejtësi.
“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës”.
“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, shkruan Kurti në Facebook.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur vrasja e trefishtë nga një sulm i armatosur në autobusin në Gllogjan të Deçanit, kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë në Pejës bashkë me zëvendësprokurorin e kësaj prokurorie, për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.
/Priza.al/