77-vjeçari Shefki Bylykbashi është lënë në burg pasi vrau djalin e tij me çekiç, 50-vjeçarin Hamdi Bylykbashin.
77-vjeçari doli sot para gjykatës ku ndaj tij u vendos masa “arrest në burg”.
Krimi në familje ndodhi 3 ditë më parë në Maliq, ku i moshuari goditi me çekiç djalin, pasi ky i fundit tentoi ta hidhte në pusin me ujë në oborrin e banesës.
Viktima, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi humbi jetën në ambulancë gjatë transportit për në spital.
Në sallën e gjyqit, i moshuari u shfaq kokëulur dhe shumë i nervozuar teksa dëgjohet të thoshte:
“Njeri jam edhe unë. Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë”, tha i moshuari në sallën e gjyqit.