Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar sot në Kamëz, ku u vranë 3 gra dhe u plagosën dy të tjera.
Me anë të një postimi në rrejete sociale, Braçe shkruan se sot është një ditë e zezë për vendin pasi tregon sistemin e dështuar. Ai ngre pyetjen sesi një njeri që ka vrarë, përdhunuar mund të vazhdojë të jetë i liri.
Postimi i plotë i Erion Braçe:
5 GRA TË QËLLUARA ME ARMË ZJARRI;
3 TË VDEKURA E 2 TË PLAGOSURA!
VETËM SOT, NË NJË BASHKI, KAMËZ,
THUAJSE NË TIRANË, KRYEQYTET!
DITË MË TË ZEZË SE KJO PËR VENDIN, NUK KA; JO THJESHT PËR GRATË, PËR SISTEMIN QË KEMI NGRITUR NË 33 VITE;
Nuk funksionon, është në krahun e burrave vrasës, as ndëshkon e as edukon, thjesht i riciklon të vrasin përsëri;
Jo thjesht gratë e tyre, ish gratë që kanë patur kurajon ti shporrin nga jeta si të dhunshëm, por të tjera gra familjare e pa asnjë lidhje veç asaj të gjakut;
Të kesh vrarë një grua, të kesh përdhunuar një tjetër, të kesh dhunuar një tjetër akoma dhe të jesh i lirë të lëvizësh me KALLASH e të qëllosh katër gra njëherësh, thuajse t’i vrasësh të katërta, NUK ËSHTË ME AS DHUNË NË FAMILJE, AS THJESHT VRASJE, ËSHTË TERROR;
POR MBI TË GJITHA DËSHTIM I MERITUAR I NJË SHOQËRIE QË GRUAN NUK E DO KURRË TË LIRË, TË DREJTË, VENDIMMARRËSE PËR VETE E JETËN E SAJ; NDRYSHE E FYEN, E SHAN, E SULMON, E POSHTËRON, E PËRDHUNON, E RREH, E VRET BARBARISHT!
Kjo tjetra pastaj, të vrasësh një vajzë për hakmarrje ndaj një keqbërësi mbyllur pas hekurave, është nivel tjetër paburrërie, turpi e neverie që nuk ka asnjë lidhje as me atë ku referohet, KANUNIN;
GRUAJA NUK PREKET!
Tani, sa herë i kemi thënë këto fjalë?
Po aq herë sa gra janë vrarë!
Çfarë ka ndodhur më pas?
Janë vrarë prapë gra!
Natyrisht, unë besoj se e gjitha është çështje kulture, mendësie, troç nuk zgjidhet veç me polici e policë;
Por është edhe çështje SISTEMI, LIGJI, ZBATIMI TE TIJ, DREJTE E PA TOLERANCE!
Ka ardhur koha që ky takëm burrash që vrasin gra, TI NDJEKË NJË STRUKTURË E POSAÇME, E PËRZGJEDHUR NGA RADHËT E BURRAVE E GRAVE QË NUK URREJNË GRATË, NUK I JAPIN TË DREJTË KULTURËS QË JUSTIFIKON BURRAT E DHUNSHËM ME NËNSHTRIMIN E GRAVE;
Një strukturë vertikale që nis tek policia e shkon deri në gjykatën më të lartë të këtij vendi, e cila ndjek këmba këmbës këta, parandalon, bën drejtësi, pa lënë hapësirë që kriminelë ai këta të sotmit të jenë të lirë për të vrarë sërish gra e vajza!
DREQI TA HAJË, MERRNI E MBANI PËRGJEGJËSI, JO THJESHT KARRIGE!!
Ngushëllimi familjeve të grave të vrara sot!
E di që kjo su lehtëson aspak!
Kujtojmë që mesditën e sotme Dan Hutra me armë kallashnikov shkoi në shtëpinë e ish bashkëjetueses në Paskuqan dhe plagosi atë dhe nënën e saj, ndërsa vrau Mevlute Hysa, 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Ndërsa një grua tjetër u vra në Kamëz. Etleva Kurti u gjet e pajetë jashtë oborrit të shtëpisë dhe dyshohet se ngjarja ishte për hakmarrje pasi vëllai i saj Vladimir Kurti ndodhet në burg. Sakaq dyshohet se dhe vrasësi i Kurtit është 40-vjeçari Dan Hutra.