Masakra në Pejë/ Prokuroria: Kemi dëshmitarë, i arrestuari s’është në gjendje të flasë

Sahide Gashi, prokurore e rastit tragjik të ndodhur sot në Pejë, ku djali vrau mizorisht nënën e tij ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes. Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo  nuk ka qenë në gjendje të flasë.

Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, ka njoftuar prokurorja.

Ajo tha se do të vazhdojnë me hetime.

Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”, tha Gashi.

Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër dëm apo të lëndojë vetveten.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *