Para viteve 90, Bashkia e Pukës rezultonte me një sipërfaqe pyjore rreth 90.000 hektarë por sot 60.000 prej tyre janë humbur.
2/3 e kurorës së gjelbërt është shkatërruar. Fillimisht prere e pastaj edhe e djegur qëllimisht për të zhdukur gjurmët e prerjes së paligjshme.
Federata e Pyjeve në qarkun e Shkodrës, konstaton se situata është me e rëndë në Malin e Munellës.
Munella konsiderohet si habitati kryesor i disa kafshëve të egra të rralla për rajonin por edhe i disa llojeve të veçanta të bimëve për të cilat pedagogu dhe doktori i Shkencave Bujqësore Zef Gjeta, ngre alarmin per zhdukjen e tyre.
Edhe per turistët, pamja që të ofrojnë malet e Pukes dhe të Shqipërisë janë të dhimbshme.
Vetëm në Janar të këtij viti, ajo çfarë ka mbetur pa u shkatërrua në Munelle, u shpall Zone e Mbrojtur, por gjasat janë që paligjshmëria të vazhdojë pavarësisht statusit që gëzon.