Personi i dyshuar që vrau 5 fqinjët e tij në Huston është arrestuar. Francisco Oropesa, 38 vjeç, u arrestua në qytetin Cut and Shoot, Teksas.
Ai akuzohet se vrau 5 fqinj të tij pas një debati mes tyre. Autori po bënte qitje me një pushkë gjysmë automatike AR-15 aty pranë dhe fqinjët i kishin kërkuar që të mos qëllonte më me armë.
Viktimat janë identifikuar si Sonia Guzman, 28; Diana Velasquez, 21 vjeç; Obdulia Molina, 31 vjeç; Jonathan Caceres, 18 vjeç dhe Daniel Enrique Lazo, 9-vjeç.
Autoritetet kishin ofruar një shpërblim prej 80,000 dollarësh për çdo informacionin për vendndodhjen dhe këto para do t’i jepen personit që kontaktoi policinë duke i treguar se ku fshihej 38-vjeçari.
Ai u kap në një pronë rreth 16 km larg vendit ku ndodhi krimi.